Një 51-vjeçar ka gjetur vdekjen mesditën e kësaj të diele, teksa muri i banesës e ka zënë poshtë duke e lënë të vdekur.
Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Kutalli në Bashkinë Dimal, teksa Altin Hajdari ishte duke shembur një mur në një banesë të vjetër, ndërsa e zuri poshtë.
Menjëherë familjarët e kanë transportuar 51-vjeçarin drejt Spitalit Rajonal Berat por mjekët e spitalit konfirmojnë se ai mbërriti pa shenja jete.
Trupi i tij është transportuar drejt Repartit të Morgut, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.
Nē vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së Beratit, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje aksidentale.
Berat/Informacion paraprak
Paraditen e sotme ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit pa shënja jete shtetasi A. H., 51 vjeç, banues në fshatin Kutalli, Dimal. Nga informacionet e marra shtetasi A. H., ka qënë duke prishur një ndërtesë të vjetër në banesën e tij, muri i ndërtesës është rrëzuar dhe e ka dëmtuar, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net