Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Plagosi me thikë 18-vjeçarin, prangoset i riu në Bajram Curri

Plagosi me thikë 18-vjeçarin, prangoset i riu në Bajram Curri

11:58, 20/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 25-vjeçar është vënë në prangat e Policisë, pasi një ditë më parë plagosir me thikë një të ri në Bajram Curri.

Sipas Policisë, në pranga ka rënë shtetasi me incialet S.D, 25 vjeç, banues në fshatin Koçanaj, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga hetimet ka rezultuar se në orët e para të datës 19.07.2025, në qytetin e Bajram Currit, shtetasi S. D., është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D. H., 18 vjeç, banues në Bajram Curri dhe dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

18-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Kukës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco