Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu ndërroi jetë pasi e zuri korrenti teksa punonte dhe ra nga 6 metra lartësi, arrestohet përgjegjësi i subjektit

I riu ndërroi jetë pasi e zuri korrenti teksa punonte dhe ra nga 6 metra lartësi, arrestohet përgjegjësi i subjektit

11:57, 20/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është arrestuar nga policia përgjegjësi i subjektit ku ditën e djeshme ndërroi jetë një 32-vjeçar gjatë punës, pasi e zuri korrenti.

Policia njofton se është arrestuar shtetasi me iniciale Z. Sh., 64 vjeç, me detyrë përgjegjës i subjektit (ortak) që po kryente punimet në vendngjarje.

32-vjeçari humbi jetën tragjikisht, pasi gjatë punimeve në një strukturë për ngritjen e një skene, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka rënë nga një lartësi prej 5-6 metrash.

I riu kishte marrë dëmtime të rënda trupore dhe fatkeqësisht humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 19.07.2025, lidhur me ngjarjen e ndodhur në shëtitoren “Willson”, në Shëngjin, ku gjatë punimeve në një strukturë për ngritjen e një skene humbi jetën një punëtor, ju informojmë se:

Nga veprimet hetimore të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. Sh., 64 vjeç, banues në Shëngjin, me detyrë përgjegjës i subjektit (ortak) që po kryente punimet në vendngjarje.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se më datë 19.07.2025, rreth orës 16:30, shtetasi Z. L., 32 vjeç, punëtor në këtë subjekt, duke punuar mbi një strukturë për ngritjen e skenës, aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka rënë nga një lartësi prej 5-6 metrash, duke marrë dëmtime të rënda trupore, i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco