Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

VIDEO/ Aksident në Lezhë, makina merr përpara këmbësorin sapo doli nga marketi

21:47, 19/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është shënuar në lagjen ‘Gurra’ të qytetit  të Lezhës. Një automjet tip Golf ka përplasur një këmbësor, i cili, sipas burimeve nga vendngjarja, po dilte nga një market i zonës dhe po kalonte rrugën në momentin e aksidentit.

Drejtuesi i mjetit nuk ka arritur ta dallojë në kohë këmbësorin, duke çuar në përplasjen e tij. I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco