Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Pronari i hotelit dhunohet nga konkurrenti për çadrat, tmerrohen pushuesit! VIDEO e sherrit në plazhin e Ksamilit

Pronari i hotelit dhunohet nga konkurrenti për çadrat, tmerrohen pushuesit! VIDEO e sherrit në plazhin e Ksamilit

19:55, 19/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë u shënua paraditen e sotme në plazhin e Ksamilit, një nga plazhet më të populluara. 

Pronari i një hoteli në Ksamil u dhunua me sende të forta.

Shkak i dhunimit të  Albert Pashajt ka qenë konflikti i vazhdueshem për pronësinë dhe shfrytëzimin e një plazhi midis tij dhe biznesmenit Agim Taraj, i cili është pronari i një restoranti në Ksamil informon gazetarja e Syri TV.

Albert Pashaj është goditur në kokë.

Nga video e siguruar nga Syri Tv dëgjohet zëri i tronditur i një gruaje që thërret: O Plehër! 

E ndërsa një person largohet nga plazhi, personi tjetër që duhet të jetë Pashaj e ka fytyrën të mbuluar me gjak. 

E gjithë skena e potolerueshme e dhunës ka ndodhur paraditen e së shtunës (19 korrik 2025) në sy të dhjetëra pushuesve të cilët janë shokuar dhe frikësuar nga skena. Në një moment Pashaj ka në dorë një tullë që sipas informacioneve jo zyrtare është mjeti me të cilin e ka goditur Taraj. 

Konflikti nuk ka ka nisur tani por më herët. Pashaj është hera e dytë që dhunohet, pasi është goditur nga Taraj edhe në 6 qershor në afërsi të të njëjtit vend. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar ndërsa flitet se ka persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco