Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:45 në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit ‘Willson’.
Një punëtor 32-vjeçar i skenës që po ngrihej për një koncert në Shëngjin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe më pas u rrëzua nga skela duke humbur jetën tragjikisht.
Shëngjin/Informacion paraprak
Rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit ‘Willson’, dyshohet se, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ka rënë nga lartësia e një skele dhe ka humbur jetën shtetasi Z. L., 32 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net