Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Aksident i rëndë në Maliq, përplasen tre automjete, dy të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

14:44, 19/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në afërsi të fshatit Symizë në Maliq, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka shkaktuar panik te banorët e zonës dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve që ndodheshin në aksin rrugor në momentin e përplasjes.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona. Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës, ku po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e përplasjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco