Në këtë stinë vere me temperatura të larta, banorët e disa fshatrave në bashkinë e Malësisë së Madhe po përballen me mungesën e ujit të pijshëm.
Ata shprehen se uji vjen me orar dhe nuk i përmbush nevojat e tyre; për këtë arsye kanë hapur puse. Banorët theksojnë se kanë bërë ankesa, por pushteti vendor nuk i ka dëgjuar.
Mungesa e ujit të pijshëm prej kohësh vijon të jetë një problem në bashkinë e Malësisë së Madhe. Për shkak se uji vjen me orare, banorët e shumë fshatrave përreth janë detyruar të hapin puse për të siguruar ujin. Disa të tjerë thonë se me raste e furnizojnë ujin me karrocë. Kjo mungesë është problem edhe për ujitjen e tokave.
Pavarësisht ankesave të shumta, sipas tyre deri tani nuk ka pasur asnjë zgjidhje, duke bërë që ankesat e tyre të bien në vesh të shurdhër.
Mesa duket, premtimet për ujë të pijshëm 24 orë mbeten thjesht premtime elektorale të qeverisë. Lidhur me situatën, banorët kërkojnë një zgjidhje nga pushteti lokal, pasi situata është më problematike sidomos gjatë verës, kur temperaturat janë më të larta.
© SYRI.net