Isa Rexhepaj prej rreth një jave i vdekur/ Familjarët pretendojnë se nuk lejohen të varrosin trupin, Prokuroria Sarandë: Trupin e dorëzuam në morg

Isa Rexhepaj prej rreth një jave i vdekur/ Familjarët pretendojnë se nuk lejohen të varrosin trupin, Prokuroria Sarandë: Trupin e dorëzuam në morg

09:31, 19/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria e Sarandës ka reaguar lidhur me “fatin” e trupit të pajetë të shtetasit Isa Rexhepaj, i cili u gjet në një depo të vjetër në vendin e quajtur Limjon, lagjen nr.4 të qytetit.

Organi i akuzës shprehet se nga ana e policisë gjyqësore janë kryer veprimet hetimore si, kqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i sendeve që ndihmojnë në zbardhjen e çështjes dhe gjithashtu u morën deklarime të shtetasve që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë është urdhëruar edhe ekspertimi mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Kufoma e Isa Rexhepajt u dorëzua në morgun e spitalit Sarandë për të kryer veprimet e nevojshme për transportimin pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, me qëllim kryerjen e autopsisë dhe ekspertimit mjeko-ligjor.

“Në vijim, jemi informuar se Spitali Sarandë ka marrë masat dhe ka transportuar po më datë 18.07.2025, pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë kufomën e shtetasit I. R”, informoi Prokuroria.

Njoftimi:

Duke marrë shkas nga disa informacione të bëra publike më datë 18.07.2025, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë bën me dije se më datë 18.07.2025 shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Sarandë u njoftuan se në vendin e quajtur Limjon, në lagjen nr.4, Sarandë, në një depo të vjetër ishte gjetur kufoma e shtetasit I.R..

Nga ana e policisë gjyqësore u kryen veprimet hetimore si, kqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i sendeve që ndihmojnë në zbardhjen e çështjes, u morën deklarime të shtetasve që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, si dhe u urdhëruan ekspertimet e nevojshme, ndër to dhe ekspertimi mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Kufoma u dorëzua në morgun e spitalit Sarandë për të kryer veprimet e nevojshme për transportimin pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, me qëllim kryerjen e autopsisë dhe ekspertimit mjeko-ligjor. Veprimet e para hetimore u ndoqën nga prokurori i gatshëm.

Në vijim, jemi informuar se Spitali Sarandë ka marrë masat dhe ka transportuar po më datë 18.07.2025, pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë kufomën e shtetasit I. R.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco