‘Tragjedi e madhe...’– Flet i afërmi i dy vëllezërve të mbytur në Shkumbin: I gjeti roja i hidrocentralit tek një gropë...

‘Tragjedi e madhe...’– Flet i afërmi i dy vëllezërve të mbytur në Shkumbin: I gjeti roja i hidrocentralit tek një gropë...

21:06, 18/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Labinot Fushë të Elbasanit, ku dy vëllezër të mitur nga familja Bica kanë humbur jetën tragjikisht, pasi u mbytën në lumin Shkumbin teksa laheshin.

Sipas dëshmive të para nga vendngjarja, fëmijët kishin hyrë në lum pranë një zone ku ndodhet një pritë hidrocentrali. Fatkeqësisht, në një gropë të thelluar nga rrjedha e ujit, dy vëllezërit janë zënë në befasi dhe nuk kanë mundur të dalin më të gjallë nga lumi.

Një i afërm i familjes Bica, që ndodhej pranë zonës në momentin e ngjarjes, tregoi për mediat momentet dramatike kur trupat e fëmijëve u nxorën nga uji:

Isha në punë, pash policinë dhe njerëz që vraponin. Një punonjës i hidrocentralit kishte njërin fëmijë në krah. Pash nënën që ishte në gjendje të rëndë, përplasej nga dhimbja, babai nuk dihej ku shkonte nga tronditja. U turra edhe unë me vrap. Ata fëmijë i njihja, i kam njerëzit e mi.

Kanë bagëtitë, i nxjerrin në zall, me ato mbahen. Fëmijët rrinin shpesh aty, silleshin rreth lumit. Aty është bërë një gropë e madhe, si pritë, dhe aty i kishte gjet roja i hidrocentralit”, është shprehur i afërmi.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në zonë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco