Mallakastër/ Vijon aktive vatra e zjarrit në Belishovë

15:12, 18/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërsa në masivin pyjor të Drenovës dhe në kodrat me ullishte të Gorishovës, situata nga zjarri është nën kontroll, në Belishovë të Mallakastrës mbetet ende aktive një vatër zjarri . Shërbimet zjarrfikëse janë duke punuar në terren të vështirë për neutralizimin e flakëve me mjete rrethanore, ndërsa era e fortë favorizon përhapjen e flakëve duke vështirësuar operacionin per izolimin e zjarrit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 janë ende aktive. Si pasojë e zjarreve janë djegur mbi 154 hektarë me shkurre dhe bimësi, si dhe më shumë se 3,000 rrënjë ullinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco