Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Aksident i rëndë në aksin Tiranë–Fushë-Krujë. Qytetarët i japin ndihmën e parë të plagosurve, vonon ambulanca

11:52, 18/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Tiranë–Fushë-Krujë, në afërsi të hyrjes së qytetit të Fushë-Krujës.

Dy automjete, një tip Audi dhe një Mercedes, janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur rëndë tre persona.

Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e përplasjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco