Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, flakët afrohen pranë zonave të banuara

08:29, 18/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata në Borsh vijon të jetë shqetësuese, pasi një nga vatrat e zjarrit është fuqizuar ndjeshëm dhe flakët kanë përparuar drejt zonës së banuar.

Nga videot e ardhura në redaksinë e 'Syri.net' shihet qartë se flakët po i afrohen banesave, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar një pjesë të fshatit.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po përpiqen të vënë nën kontroll përhapjen e zjarrit, por terreni i thyer dhe era po e bëjnë të vështirë ndërhyrjen.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale në sipërfaqe me bimësi janë të konsiderueshme.

Zjarri dyshohet të jetë përhapur për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë.

Pritet një reagim zyrtar nga autoritetet lokale mbi masat që po merren për menaxhimin e situatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco