E rëndë/ 63-vjeçarja amerikane gjendet e pajetë në banesën e saj në Sarandë

E rëndë/ 63-vjeçarja amerikane gjendet e pajetë në banesën e saj në Sarandë

17:16, 17/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shtetase amerikane me banim në Sarandë është gjetur e pajetë paraditen e sotme në apartamentin e saj në qytetin bregdetar. Viktima është identifikuar si Sharly Lynn Chaddick, 63 vjeçe, e cila prej disa vitesh kishte zgjedhur të jetonte në qytetin bregdetar pasi kishte blerë një banesë aty.

Trupi i saj është transportuar në morgun e Sarandës dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet se 63-vjeçarja Sharly Lynn Chaddick ka humbur jetën si pasojë e një mbidoze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco