Fituan gjyqin për largim të padrejtë nga puna, por prej katër vjetësh gjyqtarja nuk zbardh vendimin. Kjo është historia e pesë ish-punonjësve të ujësjellësit të Vaut të Dejës, që prej katër vjetësh presin të marrin dëmshpërblim për largimin nga puna, por kjo pengohet pasi gjykata nuk zbardh vendimin që u njeh pesë ish-punonjësve të drejtën e dëmshpërblimit për largimin e padrejtë nga puna.
SYRI TV
Pesë ish-punonjës të bashkisë Vau Dejës, që u larguan në mënyrë të padrejtë nga puna gjatë kohës që bashkia drejtohej nga Mark Babani, kanë protestuar para gjykatës së Shkodrës.
Katër vite pasi kanë fituar gjyqet për largimin e padrejtë nga puna, në mënyrë të habitshme, gjyqtarja e çështjes Arta Llazari, nuk ka zbardhur vendimin e argumentuar, duke mos u dhënë mundësi punonjësve të marrin dëmshpërblimin.
Sinkron punonjësit
Ata shprehen se janë të penalizuar, pasi nuk kanë të ardhura të tjera. Ndërkohë, paralajmërojnë për grevë urie ose vetëgjyqësi…
5 ish-punonjësit e shoqërisë ujësjellës-kanalizime Vau i Dejës kërkojnë një zgjidhje nga shteti.
© SYRI.net