U kapën teksa vidhnin karburant nga makinat e parkuara, arrestohen dy shqiptarë në Itali, rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal

U kapën teksa vidhnin karburant nga makinat e parkuara, arrestohen dy shqiptarë në Itali, rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal

12:02, 17/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Autoritet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë. Ata u arrestuan në Breshia pasi u kapën në flagrancë teksa vidhnin karburant nga automjete të parkuara. Një qytetar vuri re një automjet të dyshimtë në zonën via Buozzi dhe njoftoi menjëherë policinë.

Qytetari i ndoqi nga larg autorët, duke informuar policinë se ata ishin zhvendosur në via Rosselli, pranë një kompanie private, për të kryer një tjetër vjedhje. Brenda pak minutash, patrullat e Policisë  identifikuan dhe ndaluan makinën. 

Gjatë kontrollit, në mjet u zbuluan 5 bidona me naftë të vjedhur, mjete vjedhjeje, përfshirë tre kaçavida, dy thika me mbyllje automatike, të fshehura nën sedilje. Bashkëpunëtori i dytë u përpoq të ikë në këmbë duke u futur në një ndërtesë, por u arrestua pas një ndjekjeje të shkurtër. Shqiptarët nuk kishin leje qëndrimi në Itali dhe ishin të njohur më parë për autoritetet italiane për precedentë penalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco