Një shqiptar është vënë në pranga nga policia kroate. Mësohet se shqiptari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës. Sipas mediave italiane ndaj shqiptarit me iniciale T.A ka masë sigurie arrest në burg.
Gjithashtu bëhet me dije se shqiptari ka qenë pjesë e një organizate droge të përbërë nga italianë, shqiptarë dhe maqedonas që trafikonin sasi të mëdha kokaine. Hetimi për goditjen e kësaj organizate zgjati 2 vjet dhe u krye nga autoritetet e L’Aquila nën koordinim me Antimafian Italiane.
© SYRI.net