EMRAT - Plagoset me thikë një person në Sarandë, autorit i kapet edhe një sëpatë

EMRAT - Plagoset me thikë një person në Sarandë, autorit i kapet edhe një sëpatë

08:29, 17/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në rrugën  “Mitat Hoxha” në Sarandë. Klodjan Basholli, 44 vjeç, banues në Shijan të Delvinës, person me precedentë penalë, ka marrë plagë me thikë pas një zënke me 26-vjeçarin  Elvis Ndoji me banim në Sarandë.

44-vjeçari është  transportuar i plagosur drejt Spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë. Pas identifikimit të autorit, policia ka arritur të negociojë me të brenda pak orësh duke bërë  që ai të vetëdorëzohet. Ndoji rezulton person me precedentë penalë, i arrestuar në tetor 2024 si autor i disa vjedhjeve. Gjatë arrestimit të tij atëherë, i’u gjet një thikë dhe një sëpatë, ndërkohë që nuk dihet se si ka përfunduar kaq shpejt i lirë.

Edhe Klodjan Basholli rezulton i dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2008 ku në plazhin e Manastirit u kap një skaf me 278 kg marijuanë. Ndërsa më vonë ai është arrestuar sërish  në vitin 2017, si pjesë e një grupi që kryente vjedhje në fshatrat kufitare greke. Gjatë operacionit të atëhershëm, dy prej bashkëpunëtorëve të  tij i’u gjetën nga policia edhe 2 pistoleta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco