Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati…

Kishte kthyer në vendparkim automjetesh një hapësirë të përbashkët pallati, procedohet 39-vjeçari në Tiranë

Kishte kthyer në vendparkim automjetesh një hapësirë të përbashkët pallati, procedohet 39-vjeçari në Tiranë

12:28, 13/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 39-vjeçar është proceduar penalisht në Tiranë, pasi kishte kthyer në vendparkim automjetesh një hapësirë të përbashkët pallati.

Sipas policisë së kryeqytetit, bëhet fjalë për një hapësirë publike në rrugën “Medar Shtylla”.

Strukturat e Policisë Bashkiake dhe të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, ndërhynë duke pastruar zonën, ndërsa automjetet e parkuara në mënyrë të kundërligjshme u tërhoqën me karrotrec.

“Në përfundim të veprimeve për rastin, u procedua penalisht shtetasi A. D., 39 vjeç, për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Automjetet e parkuara në mënyrë të kundërligjshme u tërhoqën me karrotrec”, njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijon lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme.

Lirohet një hapësirë e përbashkët pallati, e kthyer në mënyrë të paligjshme në vendparkim automjetesh, në rrugën “Medar Shtylla”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Bashkiake dhe të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, ndërhynë në një hapësirë të përbashkët pallati në rrugën “Medar Shtylla”, e cila ishte zënë pa leje dhe ishte kthyer në një vendparkim automjetesh.

Në përfundim të veprimeve për rastin, u procedua penalisht shtetasi A. D., 39 vjeç, për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Automjetet e parkuara në mënyrë të kundërligjshme u tërhoqën me karrotrec.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco