Policia del me njoftim zyrtar: Ish-ambasadori u gjet pa shenja jete në hotel! Vdekja erdhi për shkaqe natyrale

13:49, 12/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, ka ndërruar jetë në Shqipëri, vendin që e kishte në zemër dhe që e deshi thellësisht.

Diplomati gjerman u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare, ndërsa ndodhej në vendin tonë prej disa ditësh.

Sipas burimeve, ai u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit, ndërsa kishte marrë pjesë pak ditë më parë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo, në Kavajë.

Sot paradite ai ka pasur një takim me një person, në hollin e hotelit, dhe personi në fjalë në orën 10:20 është paraqitur në recepsion. Zoti Werner Daum nuk u përgjigj në telefon dhe pasi stafi është futur në dhomën e tij të shqetësuar, e kanë gjetur të pajetë në shtrat.

Werner Daum shërbeu si ambasador i Gjermanisë në Tiranë nga viti 1987 deri në 1990, në një periudhë vendimtare për të ardhmen e vendit. Gjatë kësaj kohe, ai tregoi një guxim të jashtëzakonshëm, duke hapur dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët që kërkonin arratisjen nga regjimi komunist, një veprim që e bëri në kundërshtim të plotë me udhëzimet zyrtare të qeverisë së tij.

Ndërkohë Policia e Shtetit doli me njoftim zyrtar.

Golem, Kavajë / Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në Golem, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jete shtetasi W. D, 82 vjeç (ish-ambasadori gjerman).

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco