Zjarr në 'Urën e Daullasit' në Fier, panik mes banorëve, flakët pranë shtyllave të energjisë

13:33, 12/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mesditën e sotme zonën pranë “Urës së Daullasit” në Fier, duke shkaktuar panik te banorët e afërt. Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga djegia e hamulloreve nga fermerët e zonës, por ka dalë jashtë kontrollit.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve që janë përhapur pranë shtyllave të energjisë elektrike, duke shtuar rrezikun për përhapje më të madhe.

Për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm, është ndërmarrë masa e stakimit të energjisë elektrike në zonë. Operacioni për neutralizimin e zjarrit vijon, ndërkohë që puna e zjarrfikësve po vështirësohet nga era e fortë që favorizon përhapjen e flakëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco