Zjarri pranë nënstacionit elektrik në Gjirokastër, parandalohen dëme në linjën elektrike

22:47, 11/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një vatër zjarri ka rënë pranë nënstacionit elektrik në Gjirokastër, por falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit zjarrfikës, situata u kontrollua në kohë dhe u shmangën dëmet serioze.

Zjarrfikësit kanë konstatuar se zjarri kishte përfshirë vetëm barishte të thata jashtë rrethimit të nënstacionit. Me një operacion të shpejtë, ata arritën të ndalojnë përhapjen e flakëve, duke parandaluar rrezikun ndaj infrastrukturës elektrike dhe banesave përreth.

Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 200 metra katrorë barishte, ndërsa fatmirësisht nuk u regjistruan dëme në objekte apo linja elektrike.

Autoritetet paralajmërojnë banorët të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin ndezjen e zjarreve në zona të thata për të parandaluar incidente të ngjashme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco