SYRI TV/ Përplasje mes prokurorëve të SPAK për pretencën e kopështarit të Golden: Dënim i përjetshëm...

21:17, 11/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pretenca për kopshtarin e kompleksit Golden, Festim Bizhdilin i ndihmoi autorët e zhdukjes dhe vrasjes së Jan Prengës ka sjellë përplasjeve mes prokurorëve të SPAK që kanë hetuar këtë çështje.

E para që lexoi kërkesën e saj ishte prokurorja Elida Kaçkini e cila kërkoi lënien në fuqi të vendimit të mëparshëm për të dënuar Bizhdilin me burgim të përjetshëm. Sipas Kaçkinit, Bizhdili i ka kryer të gjitha veprimet me vetëdije.

Elida Kackini: Vlerësoj vendimi i GJKKO që është dhënë për Festim Bizhdilin duhet të lihet në fuqi si vendim i mbështetur në ligj dhe prova. I pandehuri duhet të deklarohet fajtor sa i përket veprave penale që kemi ngritur për të. I pandehuri ditën e ngjarjes ka patur nje vendndodhje të ndryshme nga kompleksi, deri te paktën në oren 10:57 ku ka qdnë në drejtim të Shijakut. Kjo mënyrë ndërveprimi, tregon që ata kanë patur dijeni dhe secili prej te pandehurve drejtohet drejt kompleksit për të kryer rolet e tyre.

Por prokurori tjetër i çështjes, Behar Dibra kundërshtoi kolegen e tij dhe kërkoi dënimin me 20 vite burg për Bizhdilin. Sipas Dibrës, kopështari i kompleksit Golden nuk ka vepruar në cilësinë e grupit të strukturuar kriminal por ka qenë i detyruar.

Behar Dibra: Prezenca e Festim Bizhdilit brenda në kompleks në orën 12:15 mund të ketë qenë për arsye të punëve e tij. Ai është kusheri i Altin Hajrit dhe punonte në kompleks. Nuk ka asnjë provë që Festim Bizhdili njihte Aldo Majnishtën, Korado Geshtenjën, Dritan Rexhepin dhe nuk ka prova që ai ka vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Vetë Bizhdili ka kërkuar nga gjykata drejtësi. Ai tha se ishte në punë dhe u gjend aty rastësisht. Ai mohoi akuzat se ka lidhje me pengmarrjen dhe me vrasjen.

Festim Bizhdili: Jam dakord më çfarë kam thënë në shkallë të parë, nuk jam dakord as me pengmarrjen as me vrasjen. Kam qenë aty nga frika kam marrë trupin. Kushdo të ishte, ashtu do bënte dhe prokuroria. Jam hallexhi, isha në punë u gjenda aty. Ishalla bëhet drejtësi.

Gjykata e Lartë ktheu për rigjykim rastin e Festim Bizhdilit, pasi sipas saj në proces janë kryer shkelje proceduriale. Sipas gjykatës së lartë Bizhdili do të rigjykohet me një trupë tjetër gjyqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco