Zjarr i madh përfshin masivin pyjor në Skuraj - Kurbin, kërkohet ndërhyrje nga ajri

18:05, 11/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer gjatë pasdites së kësaj të premteje në masivin pyjor të zonës së Skurajve në Kurbin.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, situata është e komplikuar për shkak të erës dhe terrenit të vështirë, duke e bërë të vështirë shuarjen e flakëve. Emergjencat civile kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri për të mundësuar vënien e flakëve nën kontroll. Aktualisht, nuk ka informacione nëse banesat e zonës janë në rrezik. Autoritetet po ndjekin nga afër situatën dhe po koordinohen me forcat e shpëtimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco