SYRI TV/ Shijak, fshati Eminas i Vogël me një rrugë plot me gropa, e amortizuar...

14:37, 11/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banoret e fshatit Eminas i Vogël prej vitesh vuajnë mungesën e investimeve infrastrukturore. Rruga e fshatit është e amortizuar dhe me gropa duke dëmtuar dhe automjetet. Ata thonë se mungesa e investimeve bazike nga bashkia ka bere qe fshati te shpopullohet.

Syri tv

Fshati Eminas i Vogël, i Bashkisë Shijak, vijon të përballet me mungesën e theksuar të investimeve bazë. Edhe pse i përfshirë në programin qeveritar “100 fshatrat turistik”, zona nuk ka përjetuar asnjë zhvillim në turizëm dhe nuk ka patur përmirësime në jetesën e përditshme të banorëve. Rruga e fshatit është prej vitesh e amortizuar dhe e mbushur me gropa, duke krijuar vështirësi serioze për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Banorët thonë se deri tani kanë marrë vetëm premtime boshe elektorale por asnjë zgjidhje nga bashkia. Mungesa e investimeve ka bërë që fshati të braktiset duke mbetur pak banorë. Ata kërkojnë rehabilitimin e rrugë.

Rrugë e amortizuar me gjatë për 2 km i detyron banonët ta kalojnë për rreth 1 orë për shkak të vështirësisë se përballen me gropat e krijuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco