Pësoi arrest kardiak teksa u fut në det, 59-vjeçari nga Tirana humb jetën në Qerret

Pësoi arrest kardiak teksa u fut në det, 59-vjeçari nga Tirana humb jetën në Qerret

12:57, 11/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 59-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën në Qerret, pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak teksa u fut në det.

Policia njofton se ngjarja ndodhi mesditën e sotme në zonën e plazhit, ndërsa shtetasi K. Gj., 59 vjeç dhe banues në Tiranë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo ka hyrë në det, duke humbur jetën në vend.

Grupi hetimor është vënë në punë për të dokumentuar shkakun e vdekjes dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco