Turistet rrezikojnë të mbyten në 'Lungomare', flet dëshmitari: I nxorra në breg dhe u dhashë ndihmën e parë...

12:52, 11/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku dy shtetase të huaja, nëna dhe vajza, kanë rrezikuar të mbyten teksa po kalonin pushimet e tyre në plazh.

Të dyja janë transportuar menjëherë në spitalin e qytetit bregdetar, ku aktualisht po luftojnë për jetën, pasi gjendja e tyre shëndetësore është jashtëzakonisht e rënduar.

Burimet e "Syri.net" bëjnë me dije se viktimat janë shtetase ukrainase.

Mësohet se ngjarja ndodhi në plazhin e 'Lungomares', ku nëna dhe vajza ishin futur për t'u larë dhe janë gjendur në rrezik për shkak të detit me dallgë.

Ata u nxjorrën nga deti, nga një qytetar i rastit, i cili iu dha ndihmën e parë, duke munduar të stabilizonte gjendjen derisa erdhën ekipet e shpëtimit.

"I nxora në bregun e detit dhe i dhashë ndihmën e parë.
Gjendja e tyre është e rëndë, nuk kisha më fuqi t’i nxirrja.
Të dyja ishin shtetase të huaja"- u shpreh ai.

Policia dhe Ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, por sipas dëshmitarëve, ambulancat arritën me vonesë, duke shtuar kompleksitetin e situatës.

Dëshmitare e ngjarjes:

E pamë komplekt skemën.
Ky djali pas meje hyri direkt për t’i shpëtuar.
Për 10 minuta erdhën të gjithë në breg, ju dha ndihma e parë, i shtypnin, ju nxirrnin ujë, mbronin kovat me ujë e nisën të shkrumbonin.
Ambulancat erdhën, të treja njëherazi, po erdhën me vonesë.

Gjendja e të dyja viktimave mbetet kritike dhe shpresat për shpëtimin e jetës janë ende të pakta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco