Gazetari i kronikës Elton Qyno deklaroi në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv se drejtësia funksionin me pazare.
Në bisedë më moderatorin e emisionit Flavio Qarri ai tha së sot fatkeqësisht mund ta them se e kemi konstatuar se duket që procesi gjyqësor nuk zhvillohet me sallat e gjyqeve por ne kafene apo në zyrat e prokurorëve. Sot duhet të japësh para për të nxjerrë një datë gjyqi.
Elton Qyno: Realisht duket sikur procesi gjyqësor nuk zhvillohet më në sallat e gjyqeve por zhvillohet në kafene dhe në zyrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ajo që është më e dhimbshme sot, është fakti që kemi kaluar në një etapë tjetër ku sot ti nuk duhet të japësh para për të marrë drejtësi por të japësh para edhe për të nxjerrë një datë gjyqi. Ti mund të kesh të drejtë. Mund ti kesh letrat te blinduara. Por që nuk ka një datë gjyqi që të të gjykojë ty si Flavio, si Elton apo këdo tjetër qytetar. Sot njerëzit përpiqen, mundohen të gjejnë miq të bëjnë korrupsion, vetëm e vetëm për të nxjerrë një datë gjyqi me qëllim për tu gjykuar. Që të paktën të shkojnë palët në bankën e gjykimit dhe te filloje të zhvillohet procesi. Kjo është e para.
E dyta pastaj, pjesa më e madhe e proceseve gjyqësore kryesisht penale por edhe civile sot kanë një prapashtesë shumë të madhe që janë palët e interesit. Pra nëse kemi të bëjme me një proces civil me një pronë në bregdet ose në Tiranë, dihet që kjo prapashtesë shumë e madhe është interes për të ndërtuar një pallat. Pra është një prapavijë e një biznesmeni që lëviz të gjithë gurët e drejtësisë dhe të gjithë mekanizmat për tu bërë ky gjyq dhe për tu fituar në palën që i intereson biznesmenit.
Ndërkohë që kemi edhe çështjet penale. Dhe realisht një pjesë e madhe e gjyqeve zhvillohen në SPAK sepse të gjithë trupat janë të formuar dhe kur nuk formohen merren nga gjykatat e tjera me vendim të KLGJ. Por që në proceset penale për sa i përket nëpër rrethe këto kanë kaluar në një nivel fshati ku palët kundërshtare që janë të një grupi kriminal apo të një individi më tepër interesohen për të dënuar maksimalisht se sa ashtu siç është drejtësia apo siç janë rrethanat...
© SYRI.net