Dënimi deri në 3 vite burg për drejtuesit e automjeteve që parkojnë gabim është cilësuar si absurd nga qytetarët dhe vetë drejtuesit.
Sipas këtyre të fundit, deklarata e kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është qesharake, ndërsa kanë theksuar se është shumë e vështirë të gjejnë vende parkimi dhe për këtë, shteti duhet të marrë masa për krijimin e tyre.
Deklarata e kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për dënimin deri në 3 vite burg për ata që parkojnë gabim është cilësuar si absurde dhe e pavend nga qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve. Ata shprehen se nuk mund të dënohesh me burg nëse parkon automjetin gabim, pasi një veprim i tillë duhet të ndëshkohet me një masë administrative, dhe nuk përbën vepër penale.
Sipas qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve, vetë institucionet duhet të krijojnë hapësira parkimi për automjetet.
Më herët gjatë kësaj të enjteje, kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, deklaroi se sipas nenit 293 të Kodit Penal, parkimi i gabuar do të cilësohet si vepër penale, duke përhapur terror dhe panik tek qytetarët.
© SYRI.net