Është gjendur në fshatin Sotirë të Kolonjës burri nga Gramshi i shpallur i humbur nga familjarët.
Sipas informacioneve për SYRI-n, mësohet se shtetasi Bashkim Xheka ishte deklaruar i humbur nga familjarët në komisariatin e Gramshit dy ditë më parë.
Ai vuante nga probleme të shëndetit, ishte me sklerozë, ndërsa kishte bërë të gjithë rrugën nga Gramshi deri në Sotirë të Kolonjës, aty ku u gjet nga shërbimet e komisariatit të policisë.
Fatmirësisht, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të vazhdojnë veprimet për ta kthyer pranë familjarëve të tij në Gramsh.
© SYRI.net