Hetimet për vdekjen e 23-vjeçarit në Mat, palombarët nxjerrin nga ujërat e liqenit të Shkopetit automjetin e viktimës

Hetimet për vdekjen e 23-vjeçarit në Mat, palombarët nxjerrin nga ujërat e liqenit të Shkopetit automjetin e viktimës

14:04, 10/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Palombarët e forcave RENEA kanë arritur të nxjerrin nga ujërat e liqenit të Shkopetit automjetin e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i vrarë.

Sipas ekspertizës, i riu ka humbur jetën nga asfiksia, çka përforcon pistën se ai është mbytur me qëllim.

Pritet që ekspertët e kriminalistikës, të sigurojnë prova shtesë në lidhje me ngjarjen përmes automjetit të viktimës.

Sakaq, policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për të identifikuar autorët dhe motivin e krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco