EMRI - Shkarkimet në Shkodër/ Emërohet Drejtori i ri i  Policisë

EMRI - Shkarkimet në Shkodër/ Emërohet Drejtori i ri i Policisë

10:35, 10/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është zgjedhur drejtori i ri i Policisë së Shkodrës, pas shkarkimit nga posti të Fatmir Lleshit.

Sipas burimeve, në krye të Policisë së Shkodrës është zgjedhur Gent Berberi.

Ky i fundit është rikthyer në Shkodër pas disa vitesh largim. Ai u zgjodh në drejtimin e qarkut Kukës në 2024, ndërsa që më herët ka qënë zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Lezhë.

Vendin e tij në krye të Policisë së Kukësit raportohet se e ka marrë Loard Sallaku.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda njoftoi shkarkimet në kupolën drejtues të Policisë Shkodër në një konferencë për mediat.

Sipas tij, shkarkimet kanë ardhur për shkak të ndërtimeve pa leje të lejuara në fshatin turistik të Thethit.

“Shefi i stacionit të Policisë Theth është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur procedurat disiplinore”, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco