Dhunoi për vdekje pronarin e dyqanit 80-vjeç se nuk i shiti alkol, 12 vite burg për autorin

Dhunoi për vdekje pronarin e dyqanit 80-vjeç se nuk i shiti alkol, 12 vite burg për autorin

21:37, 09/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Fierit ka vendosur sot deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Nukaj, për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, parashikuar nga neni 88/ 2, në dëm të viktimes Namik Rustemi dhe dënimin e tij me 12 vite burgim.

Prokuroria kërkoi 10 vite burgim, por trupa gjykuese me kryesuese Klodiana Kryeziu dhe anëtare Noel Veizi dhe Alfred Konomi, vendosën dënimin e tij me 12 vite burgim.

Familjarët e viktimës pas dhënies së vendimit të gjykatës kanë reaguar në sallë me fyerje dhe kanosje ndaj trupit gjykues.

Ndërkohë mbesa e viktimës pasi është shoqëruar nga policia, ka kundërshtuar daljen jashtë nga ambientet e gjykatëes dhe ka thyer xhamin e derës kryesore të gjykatës.

Prokuroria e Fierit ka nisur procedimin ndaj saj.

Ngjarja ndodhi më 13 Tetor në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të viktimës Namik Rustemi. Sipas dëshmive ai i dhunoi të moshuarit pasi nuk pranuan t’i shisnin alkool.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco