Humbi kontaktin me të, 34-vjeçari kallëzon në polici zhdukjen e babait

Humbi kontaktin me të, 34-vjeçari kallëzon në polici zhdukjen e babait

17:26, 09/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 34-vjeçar në Gramshi ka kallëzuar në polici se ka humbur kontaktet me babain e tij.

Bëhet me dije se personi me inicialet D. Xh., 34- vjeç, ka deklaruar se që prej datës 5 korrik 2025 nuk ka mundur të lidhet me të atin, B. Xh., 69-vjeç.  Ndërkohë raportohet se Policia e Gramshit është vënë në lëvizje dhe po punon për lokalizimin dhe gjetjen e 69-vjeçarit.

"Gramsh/ Dje, ka kallëzuar shtetasi D. Xh., 34 vjeç, se më datë 05.07.2025, ka humbur kontaktet me babanë e tij, shtetasin B. Xh., 69 vjeç. Po punohet për gjetjen e 69-vjeçarit", njoftoi sot policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco