Plagë në trup dhe fyt i nxirë, detajet nga vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra! Një automjet shoqëroi viktimën…

Plagë në trup dhe fyt i nxirë, detajet nga vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra! Një automjet shoqëroi viktimën…

11:38, 09/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit, raportohet se ka plagë në trup dhe fytin e nxirë.

23-vjeçari dyshohet se është rrëmbyer dhe më pas është vrarë, por blutë ende s’kanë saktësuar shkakun e vdekjes së tij.

Nga kamerat e sigurisë gjatë rrugës është fiksuar një automjet që shoqëronte makinën e Renis Dobrës, nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit.

Ndërkohë nga Burreli deri tek vendi ku u gjet trupi i viktimës raportohet se nuk ka kamera sigurie.

Trupi i tij i pajetë është dërgua në morg, ndërsa pritet ekspertiza. I riu u denoncua i zhdukur nga babai i tij në polici, pasi nuk u kthye më në banesë.

Ai ka shkuar në polici rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të martë (8 Korrik) ku ka deklaruar se prej tre orësh nuk kishte asnjë kontakt me të birin.

Pas orësh kërkime trupi i pajetë i viktimës u gjet pranë liqenit të Shkopetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco