Vijon të jetë e tensionuar situata në Theth, pas aksionit të IKMT në këtë zonë turistike.
Këtë të mërkurë banorët kanë bllokuar urën në hyrje të fshatit Theth, me qëllim pengimin e hyrjes së forcave të policisë.
Edhe një ditë më parë kishte përplasje mes banorëve të zonës dhe policisë.
Ndërkohë, aksioni vijon në ditën e tretë për prishjen e ndërtimeve pa leje. Pa praninë e forcave të rendit, inspektorët e IKMT ndodhen në pritje, pasi nuk mund të vijojnë me veprimet pa mbështetje policore.
Kujtojmë se ky është një aksion që zhvillohet në kulmin e sezonit turistik në një nga zonat më të frekuentuara të vendit tonë.
Banorët e Thethit kanë kundërshtuar me forcë prishjen e objekteve, duke e konsideruar aksionin të padrejtë dhe të papërshtatshëm për një zonë që varet nga turizmi.
© SYRI.net