EMRI/ Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Mat, 23-vjeçari dyshohet se është rrëmbyer dhe vrarë

EMRI/ Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Mat, 23-vjeçari dyshohet se është rrëmbyer dhe vrarë

09:22, 09/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Matit, ku një 23-vjeçar është gjetur i pajetë pranë Liqenit të Shkopetit. Viktima është identifikuar si Renis Dobra, ndërsa dyshohet se ai është rrëmbyer të martën dhe më pas është vrarë. Zhdukja e tij u denoncua në polici nga babai, i cili kishte raportuar se djali nuk ishte kthyer në banesë. Pas denoncimit, shërbimet e Policisë nisën menjëherë kërkimet, që përfunduan tragjikisht me gjetjen e trupit të pajetë të të riut pranë liqenit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ende nuk është përcaktuar shkaku i saktë i vdekjes, ndërsa automjeti i viktimës dyshohet se ka rënë në liqen.

Hetimet janë në vijim për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa pista e rrëmbimit dhe vrasjes mbetet një nga hipotezat kryesore që po hetohet nga autoritetet.

Njoftimi i policisë:

Mat/Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco