E rëndë në Ksamil/ Vëllezërit francezë po lundronin në det me jet ski, 25-vjeçari humb kontrollin, i vëllai përfundon në spital

E rëndë në Ksamil/ Vëllezërit francezë po lundronin në det me jet ski, 25-vjeçari humb kontrollin, i vëllai përfundon në spital

22:45, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tjetër incident me motorët e ujit është shënuar në plazhet tona, kësaj radhe në Ksamil. Dy vëllezër, shtetas francezë, A. I., 25 vjeç dhe I. I., 22 vjeç, teksa po lundronin në plazh, jashtë zonës së perimetrit të sigurisë, njëri prej tyre ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues, duke u përplasur me mjetin lundrues të vëllait të tij, i cili është rrëzuar në ujë dhe ka pësuar dëmtime.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 17:00, në zonën e Ksamilit, ndërsa pas ndihmës së parë të dhënë nga Njësia Policore Detare Sarandë, 22-vjeçari I. I. është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policisë Kufitare ka bërë bllokimin e dy mjeteve lundruese (jet ski) dhe do të kryhen verifikimet për shkeljet e konstatuara dhe në vijim do të merren masat administrative përkatëse ndaj dy pronarëve të këtyre mjeteve.

Ndërkohë, grupi hetimor në Komisariatin e Policisë Sarandë po kryen veprimet procedurale dhe hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:00, në zonën e Ksamilit, duke lundruar jashtë zonës së sigurisë, dy vëllezër, shtetas francezë, A. I., 25 vjeç dhe I. I., 22 vjeç, dyshohet se, gjatë lëvizjes me jet ski pranë njëri-tjetrit, 25-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues, duke u përplasur me mjetin lundrues të vëllait të tij, i cili është rrëzuar në ujë dhe ka pësuar dëmtime.

Pas ndihmës së parë të dhënë nga Njësia Policore Detare Sarandë, 22-vjeçari I. I. është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë Kufitare Sarandë është bërë bllokimi i dy mjeteve lundruese (jet ski) dhe do të kryhen verifikimet për shkeljet e konstatuara dhe në vijim do të merren masat administrative përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi, ndaj dy pronarëve të këtyre mjeteve.

Ndërkohë, grupi hetimor në Komisariatin e Policisë Sarandë po kryen veprimet procedurale dhe hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco