'Lajthit' Bashkia e Benet Becit: Mbytjen e punonjësit në liqen e quan 'akt heroik' me fund...

'Lajthit' Bashkia e Benet Becit: Mbytjen e punonjësit në liqen e quan 'akt heroik' me fund...

18:42, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën, ku një 51-vjeçar, kapiten i një anijeje turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Alamani, humbi jetën gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë. Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Ende pa u zbardhur plotësisht shkaku i tragjedisë dhe nëse ka pasur ndonjë problem teknik me anijen ose mjetet që kapiteni përdorte, Bashkia e Shkodrës ka reaguar menjëherë, duke shpallur akt heroik me një fund të hidhur e duke shprehur ngushëllimet më të thella për familjen e tij.

Në reagimin zyrtar, Bashkia vlerëson aktin guximtar dhe human të Arben Alamanit, i cili dha jetën për të shpëtuar jetën e të tjerëve:

“Sot, Bashkia Shkodër humbi një nga njerëzit e saj më të përkushtuar, kapitenin e anijes turistike, Arben Alamani, i cili humbi jetën gjatë një akti heroik për të shpëtuar dy turistë që po rrezikoheshin të mbyteshin në liqenin e Shkodrës.

Një akt humanizmi, por fatkeqësisht me një fund të hidhur. Arbeni ishte gjithmonë në shërbim të vizitorëve dhe turistëve, duke dhënë kontributin e tij me pasion dhe përkushtim deri në momentin e fundit të jetës.

Bashkia Shkodër shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Alamani në këtë moment të vështirë.”

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të ngjarjes dhe nëse ka pasur ndonjë defekt teknik apo problem me mjetin që përdorej gjatë guidës turistike në liqen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco