Një operacion i madh antidrogë me emrin “Anemone” është zhvilluar sot nga njësitë speciale të Karabinierisë italiane (ROS), nën drejtimin e Drejtorisë së Antimafias pranë Prokurorisë së Romës. Operacioni çoi në arrestimin e 28 personave, përfshirë shtetas italianë dhe shqiptarë, të dyshuar si anëtarë të një organizate të fuqishme mafioze të tipit ‘Ndrangheta, me bazë në lagjen San Basilio të Romës dhe me ndikim në të gjithë territorin italian e përtej tij.
Strukturë mafioze italo-shqiptare
Në qendër të hetimit është një 57-vjeçar nga Calabria, i dënuar më parë për pjesëmarrje në organizatë mafioze, i cili prej fillimit të viteve 2000 është vendosur në Romë. Hetimet zbuluan se ai kishte ngritur një degë të re mafioze në kryeqytet, ku përfshinte edhe tre djemtë e tij. Organizata kishte krijuar lidhje të qëndrueshme me një rrjet kriminal shqiptar, që merrej me logjistikën, transportin dhe shpërndarjen e drogës.
Trafiku ndërkombëtar i kokainës vinte nga Amerika Latine, kalonte përmes porteve të Spanjës, Holandës (Rotterdam) dhe portit strategjik të Gioia Tauro-s në Itali. Janë sekuestruar mbi 1 ton kokainë (1.019 kg) dhe 1.497 kg hashash, ndërsa janë dokumentuar 80 raste trafiku droge.
Hetuesit kanë zbuluar gjithashtu një rast torture me metoda mafioze, ku katër persona rrëmbyen dhe torturuan një shpërndarës droge. Ngjarja u filmua dhe videoja u shpërnda qëllimisht për të përhapur frikë dhe nënshtrim në zonën e kontrolluar nga organizata.
Teknologji e sofistikuar dhe qendër kriptokomunikimi në Romë
Grupi kriminal përdorte telefona të koduar (crypto phones) për të shmangur përgjimet. Një qendër shpërndarjeje pajisjesh kriptuese u identifikua në Romë, në kontroll të një 46-vjeçari shqiptar, i cili është gjithashtu mes të arrestuarve.
Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe arrestimet jashtë vendit
Operacioni u shtri edhe jashtë Italisë, ku në Spanjë u arrestuan pesë të kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, falë bashkëpunimit me Interpolin (projekti I-CAN), Europolin, Eurojust-in, si dhe me Policinë Shqiptare, përmes Forcës Operacionale të Policisë Kriminale.
Përfundimet e hetimit zbardhën;
• ‘Ndrangheta ka depërtuar thellë në territorin e Romës, përmes strukturave lokale;
• Është konfirmuar një aleancë e qëndrueshme mes mafies italiane dhe rrjeteve kriminale shqiptare, të cilat veprojnë në shumë vende të Evropës;
• Porti i Gioia Tauro mbetet një pikë kyçe për hyrjen e kokainës në Evropë;
• Organizatat kanë ndarë zonat e shpërndarjes në kryeqytet, duke vendosur rregulla dhe kufij;
• Grupi përdorte komunikim të avancuar dhe të paarritshëm për autoritetet, duke sfiduar mekanizmat tradicionalë të hetimit./ Alba Kepi/
Emrat e të arrestuarve:
1.Marando Rosario, nato a Platì 18 ottobre 1968
2. Marando Francesco, nato a Locri il 19 luglio 1997
3. Sagajeva Arjan
4. Trimboli Pasquale, nato a Locri il 27 marzo 1980
5. Beshtika Drini
6. Mema Bequir
7. Perre Domenico Natale, nato a Locri il 24 dicembre 1991
8. Marando Luigi, nato a Locri il 17 settembre 2000
9. Marando Antonio, nato a Locri il 14 agosto 2001
10. Berisha Bledar
11. Muco Riza
12. Cybi Mariglen
13. Lenti Marco
14. Di Pietro Alessio
15. Altomare Marco
16. Bettini Marco
17. Vannicola Gian Claudio
18. Roga Elis
19. Cervellini Alessio
20. Sbardella Stefano
21. Turone Angelo
22. Marku Erald
23. Havalja Jurgen
24. Mennuni Federico
25. Lleshaj Gjno
26. Fiorillo Giuseppe
27. Mozzetta Francesco
28. Miconi Maurizio
© SYRI.net