Apeli i Posaçëm rikthen në burg Artemis Stafën, akuzohet për pastrim parash për grupin ‘Çopja’

Apeli i Posaçëm rikthen në burg Artemis Stafën, akuzohet për pastrim parash për grupin ‘Çopja’

12:34, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Apeli i Posaçëm ka përmbysur vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke shtrënguar masën e sigurisë për Artemis Stafën nga “arrest në shtëpi” në “arrest në burg”. Gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj, raporton se vendimi i Apelit rikthen në qeli 36-vjeçarin, i cili akuzohet nga SPAK për përfshirje në pastrimin e parave të grupit kriminal të Çopjave në Elbasan.

Stafa u arrestua më 27 maj në Dubai dhe u ekstradua në Shqipëri më 11 qershor, në kuadër të një hetimi të zgjeruar të Prokurorisë së Posaçme.

Sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se ka ndihmuar në qarkullimin dhe legalizimin e fondeve të përfituara në mënyrë të paligjshme nga aktivitetet e këtij grupi të strukturuar kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco