‘Plumbi i Artë’/ Shtyhet seanca gjyqësore, avokati ‘braktis’ të pandehurin

‘Plumbi i Artë’/ Shtyhet seanca gjyqësore, avokati ‘braktis’ të pandehurin

11:59, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokati Gent Rumano ka hequr nga mbrojtja e të pandehurit Henrik Hoxha. Gjithashtu edhe avokati i caktuar Shpëtim Kodhelaj ka hequr dorë, arsyeja ka qënë se është proces i gjatë dhe nuk marrin pagesat për të vijuar këtë proces pasi janë të angazhuar me gjyqe të tjera.

I pranishëm ka qenë Nuredin Dumani, Skerdi Tase si dhe Erion Alibej.

Henrik Hoxha: Doja të kisha një avokat tjetër.

Prokurori Behar Dibra: Ka ngelur pa mbrojtje por ne kërkojmë vazhdimin e seancës pavarësisht se kjo e bën të pamundur. A je i sigurt? Se ti mund të vish prapë dhe na thua të vijojë me Rumanon. Kjo sjellë tejzgjatje të kota.

Henrik Hoxha: Dua avokat.

Dibra: të pezullohen afatet e paraburgimit në këto kushte dhe e shtyjmë. S’kemi çfarë të bëjmë.

Në këto kushte Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë seancën e sotme dhe te pezullojë afatet e paraburgimi.

Seanca e radhës është vendosur 10/07 ora 10:00./Raportoi - Fatjon Gjinaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco