Vijon prej dy ditësh zjarri në Dukat - Digjet një sipërfaqe e konsiderueshme e malit

Vijon prej dy ditësh zjarri në Dukat - Digjet një sipërfaqe e konsiderueshme e malit

09:37, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vijon prej dy ditësh zjarri në malin e fshatit Dukat duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme në zonë.

Ndërhyrja është shumë e vështirë për shkak të terrenit të thepisur në zonë ndërsa është duke u punuar nga forcat zjarrfikëse në terren për mos përhapjen e tij.

Gjatë ditës së djeshme është ndërhyrë edhe nga ajri, me helikopter.

Terreni është mjaft i vështirë pasi nuk ka rrugë për të mbërritur tek zjarri ndërsa forcat zjarrfikëse po përballen me situatë të vështirësuar.

Në këtë zonë ka pisha, bredha por dhe bimësi të dendur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco