Në kërkim nga Italia për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 36-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi

Në kërkim nga Italia për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 36-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi

09:37, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion të rëndësishëm për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, ka arrestuar në qytetin bregdetar 36-vjeçarin F.B, i njohur edhe me identitetin B.B.

Operacioni, i koduar “Operacionalja 52”, u ndërmor në vijim të përpjekjeve të pandërprera për identifikimin dhe kapjen e personave të rrezikshëm që fshihen në Shqipëri. Sipas autoriteteve, Berisha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Romës, Itali, ku ndaj tij është lëshuar masa e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në kuadër të një organizate kriminale”.

Legjislacioni penal italian parashikon një dënim maksimal prej 20 vitesh burg për këtë vepër. Aktualisht, vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e 36-vjeçarit drejt autoriteteve italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco