Trupi dekompozuar gjendet në arat e Kolonjës, dërgohet në Tiranë për ADN dhe ekspertizë mjekoligjore

Trupi dekompozuar gjendet në arat e Kolonjës, dërgohet në Tiranë për ADN dhe ekspertizë mjekoligjore

22:18, 07/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Detaje të reja nga Kolonja, gjendet trupi i dekompozuar, dërgohet për ekspertizë në Tiranë.

Një trup i dekompozuar është gjetur sot në një fushë të Kolonjës, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e identitetit dhe shkakut të vdekjes së viktimës.

Sipas burimeve zyrtare, trupi i viktimës do të dërgohet për ekspertizën mjeko-ligjore në Tiranë, ku do të merren mostra për ADN, që do të ndihmojnë në identifikimin e saj. Po ashtu, do të kryhet edhe ekspertiza antropologjike për të përcaktuar kohën e vdekjes, pasi temperaturat e larta mund të kenë shkurtuar periudhën e qëndrimit të trupit në vendgjetje, duke rrezikuar ndryshimin e parashikimeve fillestare që e vendosnin atë mbi 6 muaj më parë.

Policia konfirmoi se në trup nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme, gjë që e përjashton pistën e një krimi. Paraprakisht dyshohet se viktima mund të ketë vdekur nga shkaqe natyrale. Një tjetër fakt i rëndësishëm është se deri tani nuk ka pasur njoftime për persona të afërt ose familjarë që kërkojnë një të humbur.

Lajmi për trupin u dha nga një banor i zonës, i cili, duke korrur grurin me autokombanjë, njoftoi menjëherë policinë pasi vuri re trupin në fushë.

Autoritetet po presin rezultatet e ekspertizës në Tiranë për të zbardhur më shumë detaje lidhur me identitetin dhe shkakun e vdekjes së viktimës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco