Autobusi Tiranë-Kamëz përfshihet nga flakët, panik mes pasagjerëve

Autobusi Tiranë-Kamëz përfshihet nga flakët, panik mes pasagjerëve

11:50, 07/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një autobus i linjës Tiranë-Kamëz është përfshirë nga flakët këtë mëngjes, duke shkaktuar panik te qytetarët që ndodheshin në bord.

Sipas informacioneve, zjarri ka shpërthyer fillimisht në pjesën e motorit, ndërsa mjeti ishte në lëvizje. Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje mbërritën me shpejtësi zjarrfikëset e Kamzës, të cilat arritën të neutralizonin flakët dhe të shmangnin përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e incidentit. Paraprakisht dyshohet për një defekt teknik në sistemin elektrik të autobusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco