IKMT nis aksion në Theth për prishjen e ndërtimeve pa leje

IKMT nis aksion në Theth për prishjen e ndërtimeve pa leje

11:15, 07/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia dhe IKMT ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Dhjetëra force policie bashkë me grupet e IKMT janë nisur drejt Thethit për të shembur ndërtimet pa leje.

Deri më tani nuk ka rezistencë nga ana e banorëve të cilët në aksionet e mëparshme kanë protestuar. Në total janë rreth 11 objekte për t'u prishur.

Aksioni pritet që të nisë në qendër të Thethit, ndërsa është e paqartë se për sa kohë do të vijojë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco