Sherr mes vëllezërish në Paskuqan, dy prej tyre plagosen me thikë

Sherr mes vëllezërish në Paskuqan, dy prej tyre plagosen me thikë

09:59, 07/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 30 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi mbrëmjen e djeshme ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në Paskuqan.

I kërkuari, Ervin Kadiu nuk jetonte me vëllezërit në të njëjtën banesë, por takimi mes tyre ishte lënë për shlyerjen e një borxhi të marrë nga autori.

Sipas burimeve, mësohet se edhe vetë 30 vjeçari është goditur nga dy vëllezërit me sende të forta, ndërsa më pas ka marrë thikën dhe i ka dëmtuar ata në duar dhe pjesë të ndryshme të trupit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco