SYRI TV/ Shkodër, asgjësohen 40 621 rrënjë kanabis në kuadër të operacionit ‘Koordinata’

18:07, 06/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Shkodrës ka asgjësuar 40621 rrënjë kanabis sativa në disa zona të këtij qarku. Asgjësimet janë bërë në kuadër të operacionit ‘Koordinata’, ndërkohë që janë proceduar penalisht dhe 8 kryetarë fshatrash dhe 2 rojë mjedisi për akuzën e ‘Shpërdorimit të Detyrës’.

Gjatë kontrolleve të intensifikuara blutë e Shkodrës kanë konstatuar dhe asgjësuar 15 790 bimë të dyshuara Cannabis Sativa në njësinë administrative Shalë në fshatrat Pult dhe Shosh. Në njësinë administrative Kastrat dhe Shkrel u asgjësuan 22 422 bimë kanabis sativa.

Në territorin e njësive Temal dhe Shllak komisariati i Vaut të Dejës asgjësoi 2409 bimë kanabis sativa.

Blutë e Qarkut të Shkodrës, po vijojnë punën për identifikimin dhe arrestimin e personave të cilët kanë kultivuar lëndën narkotike thuajse në të gjithë territorin e këtij qarku.

Shkodra është një nga qarqet me problematike për kultivimin e kanabisit në Shqipëri. Për këtë arsye drejtoria e këtij qarku, prej muajsh ka nisur operacionin Koordinata për të zbuluar dhe asgjësuar parcela më kanabis në zona malore të qarkut.

Në disa raste, kultivuesit e kanabisit iu janë përgjigjur policisë duke përdorur armët e zjarrit në disa operacione anti-kanabis.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco