Lajmi i fundit

LIVE- 'Rama jepe dorëheqjen!' Vijon marshimi protestë, mijëra thërrasin: Rama jepe dorëheqjen

U nis për në Korçë, i moshuari zhduket prej 1 javë, familjarët kërkojnë ndihmë

U nis për në Korçë, i moshuari zhduket prej 1 javë, familjarët kërkojnë ndihmë

19:53, 05/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prej 1 jave i humbur, familjarët kërkojnë ndihmë për 70 vjeçarin.

Jashar Spaho 70-vjeç nga fshati Pilur i Devollit, ka humbur kontaktet me familjarët e tij që prej datës 28 qershor. Sipas familjarëve 70 vjeçari ishte nisur për të shkuar në Korçë dhe nga kontaktet që kanë pasur me të njohur ju është thënë se e kanë parë për herë të fundit në afërsi të terminalit të autobusëve.

Familjarët rastin e kanë denoncuar në komisariatin e Devollit e gjithashtu të Tiranës pasi kanë dyshime se ai mund të ketë lëvizur drejt kryeqytetit.

Ata sqarojnë se 70 vjeçari nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe këtë veprim nuk e ka bërë asnjëherë më parë por kohët e fundit ka qenë shumë i shqetësuar për vëllain e tij të sëmurë.

Kush ka informacion se ku ndodhet ai, mund të kontaktojë familjarët në numrat e telefonit 069 64 50 216 dhe 0689356925

Çdo informacion mund të jetë i vlefshëm për gjetjen e 70-vjeçarit dhe ribashkimin e tij me familjen që po e kërkon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco